Nikollaj Sabev: Punojmë në mundësitë për vendosje të aviolinjës Sofje-Shkup

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov kërkoi të shikojë se cilat janë mundësitë për vendosje të fluturimit Sofje-Shkup, që do të jetë manifestim i vullnetit të mirë, deklaroi ministri i Tranasportit të Bullgarisë Nikollaj Sabev në mbledhjen e Komitetit për Transport në Kuvendin Kombëtar.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Sabev tha se është ftuar nga kryeministri Petkov për ta shoqëruar gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut dhe se do të negociojë me kolegët nga Maqedonia e Veriut “që të kemi një tranzicion të lehtë dhe të shpejtë”.

Ministri i Transportit Sabev njëherit, citoi se negocion me aviolinja konkrete të cilat janë të interesuara të kryejnë fluturime nga Sofja deri në Shkup dhe anasjelltas.