Ngrihet Liqeni i Osllomejt për shkak të temperaturave të ulëta


Liqeni i Osllomejt ka mbetur i ngrirë për shkak të temperaturave polare. Temperaturat në rajonin e Kërçovës arritën deri në -15 gradë celsius.

Nga Shoqata e peshkatarëve “Hunter fish” theksojnë se fondi i peshqve nuk rrezikohet për shkak se trashësia e akullit nuk është e madhe. Ata po ashtu sqarojnë se liqeni është i thellë, ndërsa kryetari i kësaj shoqate, Besmir Elezi thotë se është pritur ngrirja e liqenit.

Po ashtu edhe disa pjesë të Liqenit të Ohrit janë ngrirë në qytetin e Ohrit dhe Strugës.

Kujtojmë se në Maqedoni sivjet temperaturat u ulën deri në -16 gradë celsius.