Edhe kështu nuk shkon më, më mirë të varem dhe të mbytem”

Varfëri, trishtim, humbje shprese dhe dhimbje po përjeton kjo nënë dhe i biri i saj 16 vjeçar. Ata kanë mbetur rrugëve që në momentin që bashkëshorti i kësaj zonje ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Kjo është Safije Elezoska e cila ka qenë e martuar në Pregllovë të Komunës së Pllasnicës, ajo ka një djalë 16 vjeç dhe që nga momenti që bashkëshorti i saj ndërroi jetë ata po përjetojnë tmerrin rrugëve.

“Ka tre vite që bashkëshorti im ka ndërruar jetë, unë kisha problem me kunatat, ma rrihnin djalin çdo ditë, ma malltretonin, unë nuk kisha jetë prej tyre, vinin natën më nxirrnin nga shtëpia më vinin policia, unë nuk kisha ku të jetojë, as shtëpia nuk ishte imja i takonte vjehrrit, ata më thoshin është shtëpia e babit tonë, ti nuk ke këtu asgjë, unë nuk kam çfarë të bëjë unë rrija me zor edhe djali kishte zor, më thotë mami ….pse ne kemi kaq fat të keq”, rrëfehet ajo.

Safija me të birin, ka 10 muaj po qëndron tek motra e saj në Kërçovë, e cila jeton në një shtëpi me qira. Edhe ajo nuk ka kushte të mira. Edhe pse është ngushtë ajo nuk e kishte lënë motrën e saj dhe nipin jashtë.

“Unë nuk kam ku të rri, ka 10 muaj që qëndroj tek motra ime, marr pagë sociale 5000 denarë, me 5000 denarë çfarë të bëjë a për djalin a për vete, nuk kam mundësi as qira të paguajë që të rri diku, nuk kam ndihmë nga askush”, tregon më tej Safija.

Këtë histori me trishtim e rrëfen edhe djali i cili thotë se ndjehet shumë keq dhe i rënduar në bazë psikike, pasi sheh nënën duke qarë çdo ditë. Ai ka lënë edhe shkollën nga pamundësia për tu shkolluar . Ai thotë se ka qenë i keqtrajtuar nga familja e babait të tij.

“Mua po më trajtonin shumë keq, më thoshin ta rrah nënë time, ta kërcënoj me thikë, t’i bëjë këtë t’i bëjë atë. Shume keq mbetëm edhe pa shtëpi, më thoshin ti je bastard nuk je i joni, kështu, ashtu, shkoni nuk ju duam gjithë kohës me polici, shume keq nuk kisha asnjë banjë as tualet se ku të shkojë”, tregon biri.

Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Pllasnicës por pasi që kanë hasur në vesh të shurdhër kanë vendosur tu drejtohen bamirësve për t’ju siguruar një vend ku do të mund të fusin kokën dhe të jetojnë një jetë normale.

“Kush do të na ndihmojë, Zoti t’i ndihmojë edhe ata t’ju jap shëndet”, rrëfehet biri më tej.

“Ne kërkojmë të na ndihmojnë të kemi një vend, Zoti t’ju jap të mira të gjithë atyre që do të na ndihmojnë, të kemi diçka tonën edhe ne sepse edhe kështu nuk jetohet”, thotë Safija.

Këto janë teshat që i kanë grumbulluar kur kanë lënë shtëpinë në të cilën kanë jetuar prej vitesh. Ata nuk kanë as dru për ngrohje, tek motra e saj ku jeton momentalisht. Shpresa e vetme e kësaj nëne me birin e saj janë bamirësit të cilët çdo herë ju kanë zgjatur dorën skamnorëve.

“Ja edhe këtu nuk kam dru, dikush më jep për sevap një krah dru, s’kemi çfarë të bëjmë , ju lutem e ju falem nëse keni mundësi më ndihmoni…..”

Numër kontakti
077 807 145
070 965 883
Xhirollogaria
UNIBANKA 240337116173619