Nga sot, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut lejohen të hyjnë në Bullgari me certifikatë të vlefshme vaksinimi kundër Covid-19 ose një certifikatë se ka kaluar sëmundjen, së bashku me një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.

“Për hyrjen e të miturve nga 12 deri në 18 vjeç është i detyrueshëm edhe testi PCR negativ”, njofton MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se pas komunikimit intensiv mes Ministrive të Jashtme të dy vendeve, institucionet kompetente të Bullgarisë kanë marrë një vendim të ri për hyrjen e shtetasve tanë në Bullgari.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë në të ashtuquajturën zonë e kuqe, por vendimi i fundit heq kufizimet e hyrjes për nevoja jo thelbësore.(INA)