Ndërron jetë profesori i medresesë “Isa Beu” Naim ef. Ferati

Ka ndërruar jetë profesori i medresesë “Isa Beu” Naim ef. Ferati. Lajmin e hidhur e bëri të ditur Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi. Nga Myftinia e Tetovës shprehin ngushëllimet më të sinqerta, familjes, shokëve dhe miqve të tij, transmeton TetovaSot.

“”Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesorit në Medresenë “Isa Beu”, paralalja e shtirë – Tetovë, prof. Naim ef. Ferati.
Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë besimtarëve, hoxhallarëve, shokëve, nxënësve/seve, profesorëve të medresesë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta, familjes, shokëve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.
BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu: Prof. Dr. Qani ef. Nesimi,” thuhet në ngushëllimin e Myftinisë së Tetovës.