Ndërron jetë atdhetari nga Tetova Rafi Halili


Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 72 vjeçare, pushoi së rrahuri zemra e kolosit të pathyeshëm të luftës për çlirim e bashkim kombëtar, atdhetarit, patriotit e veprimtarit të madh dhe revolucionarit të përkushtuar të çështjes kombëtare Rafi Halili. Lajmin e hidhur e bëri të ditur profesori universitar Ismet Jonuzi-Krosi, transmeton TetovaSot.

Material i shkëputur nga Mr. Ismet Jonuzi-Krosi “Qëndresa shqiptare në Jugosllavinë titiste 1944-1990”, Shtypshnjronja “Lumagrafik” Tetovë 2018, fq. 383 dhe 384/
Rafi Halili, i lindur më 1950, në Tetovë, është desident dhe i burgosur politik me stazh më të gjatë qëndrimi nëpër burgjet maqedone. Rafiu, si edhe shumë shqiptarë tjerë nga Maqedonia.

DËNIMI I PARË QË NË MOSHËN 17 VJEÇARE

Në vitin 1967, si nxënës i vitit të dytë në shkollën e mesme, bashkë me Gafurr Lokun (dëshmor i luftës së Kosovës së vitit 1999) në vendin e quajtur “Udha e Fabrikës” në Tetovë, vendos flamurin shqiptar. E arrestojnë dhe e torturojnë rëndë, duke e dënuar me 20 ditë burg, që do t’i mbante me kusht nëse brenda një viti e përsërit veprën. Ky është edhe fillimi i një jete revolucionare e Rafi Halilit, pjesën më të madhe të së cilës do ta kalojë nëpër burgjet sllavo-maqedonase. Më 22 dhjetor të vitit 1968, organizohet demonstrata e parë e në Tetovë. Edhe Rafiu, së bashku me disa shokë iu bashkuan turmës së demonstruesve.
“Në fillim brohoritnim “Tito-Fadil”, ndërsa kur e pamë se këto parulla nuk bënin gjithaq përshtypje policëve maqedonë, filluam të brohoritnim, “Rroftë Shqipëria”, “Rroftë Evner Hoxha”, … gjë që i tmerroi policët dhe pushtetarët e atëhershëm”, kujton Rafiu.
Rafiu ishte ndër më të zëshmit në këtë drejtim. Kështu, disa herë radhazi turma e demonstruesve e kapin në duar dhe e ngrenë lartë, ndërsa një polic shqiptar e urdhëron të dalë nga turma dhe ia kujton se emri i tij tashmë është i njohur për policinë. Për ta ndjekur Rafiun, kishin vënë detyrë njëfarë fotografi shovinist me emrin Sreçko Janevski, i njohur për të këqijat që iu ka bërë shqiptarëve. Në një moment, kur komandanti i policisë së Tetovës përpiqet që demonstruesve t’ua marrë flamurin, Rafiu e godet atë me shufër hekuri në kokë dhe e alivanos.
Demonstratat sa vijnë e shtohen, ndërsa policët gjithnjë e më brutalë. “Me tre shokë nga Kosova Gafurr Loku, njëfarë Idrizi dhe një tjetër që s’mund t’ia kujtoj emrin, filluan ta sulmojnë me gurë e shufra hekuri policinë. Ishim të provokuar nga fotografia e shovinistit Janevski, i cili në sytë tanë e dogji flamurin shqiptar. U betuam që këtë fotograf do ta likuidojmë”, rrëfen Rafiu dhe shton se pas përfundimit të demonstratave u arrestua menjëherë dhe u dënua me 30 ditë burg, nën akuzën se ka brohoritur “Rroftë Enver Hoxha”, “Poshtë tradhtarët”, …, për nxitje të urrejtjes nacionale, thyerje të objekteve publike e privatë, etj. Ky ishte dënimi i dytë me burg, të cilin e mban në Tetovë. Atëbotë Rafiu, ishte nxënës i kalasës së tretë në shkollën e mesme. Dinimi i dyti brenda një viti, bën që Rafiu të përjashtohet nga shkolla. Pas bredhjes nëpër disa qytete të Kosovës me synimin që ta vazhdojë shkollën e mesme, më në fund, me ndihmën e disa profesorëve dhe miqve që e njihnin Rafiun dhe veprimtarinë e tij, regjistrohet në gjimnazin e Kamenicës, ku përfundon vitin e tretë.

ISHTE PLANIFIKUAR EKZEKUTIMI I SREÇKO JANEVSKIT, ATËNTAT NDAJ KRYETARIT MAQEDON KËRSTE CËRVENKOVSKI, RANKOVIQIT DHE TITOS

Nga 7 vjet, sa ishte i dënuar, Rafiu i mban 6, në burgun e Idrizovës. „Ishte një burg tmerri, një mizorie“, kujton Rafiu. Në shenjë mospajtimi me persekutimin fizik dhe psikik, me injorimin nacional e njerëzor që u bëhej të burgosurve, Rafiu futet gjashtë herë në grevë urie. Në këtë burg, ai njihet me disa nga organizatorët e demonstratave të 1968 në Kosovë, si Xhafer Shatrin, Rexhep Malën, Hasan Dërmakun etj. “Rexhep Mala ka qenë një burrë i fuqishëm me karakter të fortë dhe shumë aktiv”, thotë Rafiu duke përkujtuar se me ta ka vazhduar bashkëpunimin edhe pas daljes nga burgu. “Ai (Rexhap Mala) ishte një burrë i gjatë, i fuqishëm dhe shumë i drejtë. Anonte ngapak nga Balli, sepse babën e kishte patur ballist. Ishte shumë inteligjent, edhe pse kishte mbaruar vetëm shkollë të mesme. Vrasja e tij më ka tranditur pa masë. Gjatë kohës sa ishim bashkë në burgun e Idrizovës, Rexhepi më ka dalë shumë zot”, tregon Rafiu.

MEMORANDUMIN NË EMËR TË 500.000 SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË, DËRGUAR KRERËVE TË SHTETIT JUGOSLLAV

Rafiu tashmë ishte përcaktuar në rrugën e lirisë. Ai nuk trembej më as nga torturat e as nga burgu, i cili atij ishte bërë “shtëpi e dytë”. Menjëherë pas daljes nga burgu, inkuadrohet në Organizatën “Marksistë-Leninistë të Shqiptarëve në Jugosllavi”, organizatë kjo që nxirrte organin e saj me emrin “Liria”. Formon degën e kësaj organizatë në Tetovë dhe i vë emrin “Kushtrimi i Lirisë”. Vendos pamflete në rajonin e Tetovës dhe përpiqet që me një grup të organizojë domenstrata në Tetovë, në shenjë përkrahjeje të demonstratave studentore të vitit 1981 në Prishtinë.
Bashkë me Bejtullah Ademin, Xhevat Ademin, Agim Kasamin, Naser Behlulin, Arif Behlulin (tani i vrarë), organizon celulën e “Kushtrimit të Lirisë” në fshatin Reçicë. Gjithashtu, organizon edhe celula në fshatin Vicë me Xhevat Xhemailin dhe Resi Abdurrahmanin, në Shipkovicë me Vehbi Beqirin e Remzi Beqirin, në Tetovë me Ahmetali Veliun, Fatmir Rexhepin dhe Alirami Veliun. Brenda një kohe të shkurtër arrin që celula të tilla të formojë madje edhe në Strugë. Në këtë kohë, Rafiu shkruan një memorandum, prej 7 faqesh, në emër të 500.000 shqiptarëve të atëhershëm. Ky memorandum dërgohet me anë të postës. Disa nga këta ekzemplarë të memorandumit arrijnë në vendin e destinuar, kurse një pjesë e tyre kapet. Në këtë memorandum kërkohej bashkimi i trojeve shqiptare në Jugosllavi me shtetin amë, Shqipërinë, duke iu përmbajtur parimit “KOMB-VEND-SHTET”, duke përmendur në mënyrë kronologjike të gjitha luftërat që kanë bërë shqiptarët që nga koha e Skënderbeut, pastaj në vitin 1878, 1912, 1945, etj. duke lavdëruar rendin socialist të Shqipërisë, PPSSH-në, etj. në memorandum kërkon, gjithashtu, që të bihet vendim konsekuent të parimit të demokracisë proletare (o me të mirë, o me të keq), të drejtën e shkëputjes së njeriut ndaj njeriut dhe kombit ndaj kombit… Në organizatë inkuadrohen edhe anëtarë tjerë të familjes së Rafiut, e sidomos e ëma dhe motra, të cilat japin një kontribut të çmueshëm në shpërndarjen e Memorandumit si dhe të pamfleteve nëpër Tetovë dhe qytete të tjera të Maqedonisë, por edhe në Kosovë. Atëbotë Rafiu ishte në marrëdhënie pune si shërbetor në shkollën fillore “Liria” në Tetovë. Policia që kishte nuhatur aktivitetin e Rafiut e kërkon për ta arrestuar, mirëpo, në mars të vistit 1981, Rafiu arratiset. Për afro një muaj bën jetën e kaçakut në male, një kohë strehohet te daja në fshatin Sellcë, pastaj te fqinjët dhe tek një shok i tij. Gjatë kësaj periudhe, Rafiu ka bërë jetë ilegale me lëvizje të kufizuar, pa e ndërprerë aktivitetin.

“Shumë herë jam veshur me rroba të femrave, me qëllim që të shkoja nga një vend në tjetrin”, rrëfen Rafiu dhe shton se gjatë kohës sa ka qenë në arrati, disa herë ka pasur përleshje të armatosura me policinë në lagjen “Murat Baftjari” në Çarshinë e Epërme të Tetovës. Pas çdo hedhje pamfletesh, alarmohej i gjithë qyteti. Policia e dinte se nga kush hudheshin këto pamflete dhe bënte presion në familjen e Rafiut, duke e keqtrajtuar nënën e tij, pastaj gruan me tre fëmijët e vegjël; Rinën 8 vjeç, Shqipërikuqen 3 vjeç dhe Shqipedëshmorin 2 vjeç, për shkak të emrave të tyre. Ia arrestojnë gjithashtu edhe vëllain, Vexhiun dhe e denojnë me 5 muaj burg, për shkak të shpërndarjes së pamfleteve. Gjatë kësaj kohe, Rafiu kishte vënë kontakte me Rexhep Malën dhe shokë të tjerë nga Kosova, nga të cilët kishte marrë premtimin se do t’i sjellin armë për të organizuar rezistencë.
Më 6 qershor të vitit 1982, kthehet fshehurazi në shtëpi për të marrë vesh në i kishin arritur armët dhe hetohet nga spiunët e UDB-së. Në shtëpi hynë rreth orës 22, në mbrëmje, kurse pas mesnatës diku kah ora 01, rrethohet e tërë lagja e tij në Çarshinë e Epërme. Fillimisht policët hedhin gurë në dritare dhe kërkojnë të dorëzohet. Më pas e thyejnë derën e shtëpisë dhe futen brenda në dhomën e pleqve.

E kisha mbushur revolen dhe pata vendosur i gjalle te mos bie ne duart e tyre. Deren e kisha lënë hapur dhe po prisja momentin për të gjuajtur. Nëna më tha mos bir se do të të vrasin…”, Kujton Rafiu atë natë tmerri të para 20 viteve, kur ky me një revole në dorë, po bëhej gati të luftonte kundër qëindra policëve të armatosur deri në dhëmbë. Në atë moment, policia fillon ti rrahë brutalisht prindërit eRafiut, duke u kërkuar atyre që të tregoknë se ku e kanë të birin. Rafiu nuk mund të durojë më dhe briti me të madhe “Lëshone shtëpin se iu vrava!” Rethë 15 minuta mbretëroi një heshtje e pakuptimtë, kurse më pas policia filloi të shkrepë rafale automatikësh në drejtim të shtëpisë. Rafu i përgjigjet zjarrit me zjarr. Me plumbin e parë godet një polic, Pastaj, me dy plumba të tjerë qëllon edhe dy të tjerë, që kishin ardhur për ti dal në ndihmë kolegut të tyre. Të frikësuar nga plumbat e Rafiut, të cilët nuk shkonin bosh, policët tërhiqen duke gjuajtur nga poshtë pa kontroll. Në tërheqje e sipër marrin peng edhe babain e Rafiut, duke e përdorur atë si mbrojë… I gjendur në një pozit të till kur rrezikohej ta vriste të atin, Rafiu për një moment ndërpret krismat. Atë castë, një plumb që vjen nga jashtë, e qëllon atë në gojë dhe i del nga qafa. “Filluan të më erren sytë dhe duke e ndier se do të më vrasin, e mësova gruan se si të përdor revolen. Më ishte mbushur goja me gjak dhe sytë më bënin terë. Në dohom hyri një farë polici B… dhe në gjuajteje e sipër më qëlloi me një plumb në ije. Gruaja i drejtoi atij revolen, por policia ia rrëmbeu dhe e rrëzoi për tokë. Polici më tërhoqi zvarrë dhe më futi në shtëpin e xhaxhait ku pas pak e sollën babain duke e rrahur për të pohuar se jam i biri i tij…” kujton Rafiu ata momente tmerri të natës së 6 qershori 1983.

Rrethë orës 4 të mëngjesit, Rafiun e plagosur e dërgojn në repartin kirurgjik të Spitalit të Tetovës dhe e hudhin pa ndjenja për dysheme, ndërsa personeli, mjekësor i tëri ishte përqëndruar në afrimin e ndihmës tre policëve që kishte plagosur Rafiu,. Duke e ndier vete të braktisur dhe në gjendje gjysmë të vdekur, Rafiu e ngjyen gishtin me gjakun e tij që i dilte shkumë nga goja dhe në dyshemenë e betonit të spitalit e shkruan “Rafi”, “Bashkim” dhe “RPSSH”! Një mjeke shqiptare, me emrin X, kur e vëren se çfarë shkruante me gjak, iu thot policëve maqedonë “tepajtego “
Pas ndihmës së parë, e nisën për në Spitalin e Shkupit me automjet të plicisë. Në rrugë e sipër në sheshin e Tetovës, ku ishin mbledhur shumë qytetarë për të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur gjatë luftimeve të mbrëmshme, polica e hap derën e makinës duke ua ekspozuar atyre Rafiun gjysmë të vdekur, me plagët që po i kullonin gjak dhe duke iu kërcnuar edhe atyre se kështu do të pësojë çdonjëri që përpiqet të ngrejë dorë mbi policinë… Në spitalin e Shkupit, mjekët angazhohen për t’i ofruar ndihmë. “Policët i nxorën jashtë dhe vendosën roje. Ma pastruan gjakun që më ishte ngjizur në gojë… gjuhën e kisha të këputur e dhëmbët e tyre, gjak më rrithte vazhdimist dhe nga plaga tjetër në ije. Më dhan disa injeksione dhe plot 24 orë isha pa vetëdije”, kujton Rafiu dhe shtonë : “Kur u këndella nga koma, provova të ngrihem por ishte e pamundur, sepse më kishin lidhur për krevat. Më dukej vetja si pa kokë dhe pa këmbë, ishte vërtet një gjendje interesante. Përpiqesha t a prek kokën me duar, për ta vërtetuar a e kam me vehte por ishte e pamundur sepse i kisha duart e lidhura. Ashtu edhe këmbët nuk i ndieja se i kam të miat!”… Pas pak ditësh, i sjellin një vendim me të cilin Rafiu akuzohej se kishte plagosur një polic.
Nuk kam plagosur një, por kam vrarë tre dhe do t’u vrasë të gjithëve,sapo të shërohem pak, iu thot Rafiu policëve. Ata nga inati e kapin për fyti dhe përpiqen ta ngulfatin, por në atë moment hynë në dhomë një motër medicinale dhe policët e lëshojnë. Pas 19 ditësh qëndrimi në spita mjeku kryesor i thotë Rafiut “ti je një armik i shtetit”.
“Etika mjekësore na detyron që fillimisht të të mjekojmë, e më pas të marrësh dënimin e merituar. Sot mbaron shërimi ytë”, i kish thënë ai. Edhe pse ende i pashëruar, me plagët që vazhdimisht i kullonin gjak., Rafiun e dërgojnë në burgun hetues ku heq të zezat e ullirit. “Vinin me radhë për tu hakmarrë policët që i kisha sulmuar gjatë koës së demonstratave. Nga pjesa tjetër e paviponit të burgut dëgjoheshin britma grash. “Ja ku po i dhunojmë gratë dhe motrat tuaja. Kemi sjellë këtu magjupë për tua dhunuar nënat, gratë, motrat. Ju këtë e meritoni”, më thoshin policët, rrëfen Rafiu dhe shton : “ Vërtet, pos meje i kishin burgosur edhe nënën, motrën dhe gruan. Nuk i durova dotë ata britma dhe fillova ti mëshoj derës me sa fuqi që kisha. Vjen për tmë qetësuar një polic, të cilin e godita dhe rrëzova për dysheme!. Turren edhe 7-8 policë tjerë drejtë meje. Të burgosurit të cilët kishin përcjell situatën fillojnë tu mëshojnë dyerëve…”
Ky rebelim i Rafiut bëri që ai të rrihet mizorisht nga policët sllavomaqedonë, si dhe i shtohet edhe një akuzë tjetër për tentimvrasje të policit në burg. Gruan dhe të atin ia lëshojnë nga burgu, kurse nënën dhe motrën vazhdojnë ta mbajnë brenda. Pas një kohe i vijnë për vizitë në burg babai dhe bashkëshortja. Policët kishin urdhëruar që të fliste me ta vetëm maqedonishtë. Rafiu i flet në gjunën shqipe, duke i thënë asaj se është e lirë të ndahet nga ai, në mënyrë që së paku gruaja të shpetoj nga torturat. Këto fjal të shqiptuara në shqip, i kushtuan shtrenjtë Rafiut. Në pranin e më të afërmeve e rrahin në mënyrë më mizore duke e përgjakur dhe duke e shtrirë përtokë pa ndjenja…

NUK E REPSKETOJ KUSHTETUTËN TUAJ

Në gjykat e dërgojn pas 5 muajve të tmerrit të kaluar në burgun hetues. Ndërkohë e akuzojn ehde për bashkëveprim me “grupin armiqësor” në përbërje prej Xhevat Ademit, Bejtullah Ademit, Resi Abdurrahmanit, Naser Behlulit, Agim Kasamit, Ali Kasamit… rafiun nuk e lejojnë të flasë. Dy fjalë të vetme që arriti ti thotë përpara trupit gjykues ishin : “Nuk e repsketoj kushtetutën tuaj” dhe “Lexoni tekstin e Memorandumit që kam s hkruar unë”. Fillimisht e dënojnë me vdekje, e më pas me 15 vjetë burg, pasi që i dalin në mbrojtje shumica nga afro 20 dëshmitarë sa i kishin sjellë në gjykatore. Edhe antarët e tjerë të grupit armiqësorë ndër të cilët ishin edhe e ëma që nuk dinte shkrim e lexim si dhe motra Hirmja, u dënuan me shumë vite burg (Bejtullahu me 14, Xhevati me 12 e ëma me 7, e motra Hiremja me 5, Resiu si i mitur gjithashtu me 5, ndërsa të tjerët 10 deri në 3 vjet). Ishte ky dënim i katërt i Rafiut. Dënimin e vuan në burgun famëkeq të Idrizovës, ku për 4 vjet torutorhet dhe terorizohet në mënyrën më mizore duke u rrahur nga i gjithë personeli i burgut, edhe nga mjeku dhe drejtori. Është interesant se drejtori i burgut gjatë kësaj periudhe ishte emëruar gjykatësi që kishte dënuar Rafiun në vitin 1972! Për 3 vjetë rresht mbahet i izoluar në një qeli stacionari, ku bënë 4 greva urie (10, 14, 15 dhe 28 ditëshe). Gjatë kësaj periudhe mjekët i japin injekcione me përmbaje siliciumi dhe ia helmojnë gjakun, duke i shkaktuar sëmundjen e sheqirit dhe të veshkëve, nga të cilat edhe sot vuan. Për shtat të rrebelimit dhe futjes në grevë, atij ia rrisin dënimin edhe për një vit, madhe në një moment përpiqen ta egzekutojnë. Pas disa ndryshimeve në politikën jugosllave dhe maqedone të asaj kohe Rafiun e kap amnestia dhe ia falin 1,5 dhe një herë tjetër 3,5 vjet burg mirëpo përkundër mbarimit të burgut atë nuk e lirojnë. Disa shokë dhe bashkëveprimtar të Rafiut , organizojnë në Tetovë demonstrata të fuqishme në kërkim të lirimit të Rafiut dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë, të cilët e kishin përfunduar afatin e burgimit dhe mbaheshin ende nëpër burgje. Demonstrata të tila organizoheshin edhe në Zvicër. Duke u gjetur përballë një sfidimi serioz, autoritetet maqedonase detyrohen ta lirojnë Rafiun. Kështu pas plot 10 vjetësh të kaluara prapra grialve me 7 qershor të vitit 1992 deri sa turma ende po demonstronte nëpër rrugët e Tetovës, Rafiu lirohet dhe më një makinë policie nga një rrugë anësore dërgohet drejt e në shtëpi, duke i vënë masa të forta sigurie dhe duke ek ufizuar cfardo kontakti të tij me njerëz. Këtë izolim të tij edhe në shtëpi që mund të merret si dhe një bugosje tjetër e Rafiut, policia maqedonase e bëri duke qenë e vetëdijshmë se gjatë gjithë atyre viteve të kaluara nëpër burgje, nuk arriti që tia venit shpirtin e tij revolucionar. Krismat e para të pushkëve të lirisë nga djelmoshat dhe vajzat e UÇK-së, Rafiun e gjejnë në një shtëpizë barinjësh sipër Tetovës, ku ai që disa vjet i vetëdijshëm se vetëm me grykën e pushkës mund të realizohen aspiratat kombëtare, kishte ngritur një istikam dhe kishte hartuar planin e goditjes së kriminelëve. Mirëpo në këtë drejtim nuk kishin ndenjur duarkry as forcat policore-ushtarake maqedonae, të cilat kishin ndier rrezikun që u kanosej nga Rafiu. Menjëher pas luftimeve që u zhvilluan në kalan e Tetovës, rafiun forcat maqedonase bëjnë përpjekje ta likuidojnë duke gjuajtur disa herë rradhazi në drejtim të kolibës ku ai ishte strehuar…
Në fshatin Gajre takohet me dy ushtarë të UÇK-së të cilët e marrin me vete dhe e shpiejnë në shtabin kryesor. Pas disa ditë qëndrimi atje për shkaqe shëndetësore, Rafiu detyrohet të vijë në Prizëren… “ vetëm rruga e luftës, vetëm gryka e pushkës shpiejnë drejt realizimit të aspiratave tona kombëtare. Ku është pushka, vërtetë është varri por ësht edhe nderi, krenari,liria” thot Rafiu duke shtuar se kurrë nuk mundë të vritet dëshira e natyrshme e një populli për të jetuar bashkë.
“Armiku nuk ndalet me fjalë por me pushkë. Qoftë ajo edhe e vjetër, edhe e ndryshuar, por derisa e vretë armikun është shumë e mirë! Edhe liderët e partive në momentin që ka krisur pushka, do të duhej të linin menjëan politikën dhe të reshtohen përkrah luftëtarëve të lirisë, se vetëm ashtu fitohet nderi. Maqedonia nuk ka ushtarë dhe armatim të mjaftueshëm për tu përballur me ne. Dëshira jonë për liri na bënë shumfishë më të fortë se ata. Ata janë duke organizuar mercenarë të ndryshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, duhet ti vejnë embargo armësh dhe ta çarmatosin ushtrinë maqedonae e Jo UÇK-në. Madje këto shtete duhet ta armatosin UÇK-ën sepse populli shqoptarë në Maqedoni ka nevojë për liri e jo maqedontë! Ata duhet të ndërhyjnë për ta dëbuar ushtrinë dhe policinë maqedone e serbe nga trojet tona, e jo të venë protektorat. Ata duhet të vendosin kufinjë realë, aty ku i kemi ne shqiptarët, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit. Nuk duam dhe nuk lejojmë krijimin e llogoreve dhe burgjeve në tokën tonë, siç bëri Jugosllavi.. Bashkimi i trojeve tona me shtetin amë është demokraci, kurse e kundërta është fashizoidem, reaksion errësirë…”
Ndërroi jetë më 28.01.2022. Lavdi jetës dhe veprës së Rafi Halilit!