Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda motorizuese në Pletvar

Sonte, prej orës 18:40 është vendosur ndalesë për qarkullim të[ automjeteve të rënda motorizuese në qafën malore Pletvar, të cilat nuk kanë pajisje dimërore.

Siç kumtoi LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në qafat malore Strazhë dhe Pletvar, ndërsa reshje me intensitet më të dobët ka në Mavrovë, Kodër të Diellit, Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër rrugë në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.