Mot i ftohtë

Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell, në verilindje me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -13 deri në -3, ndërsa temperatura maksimale prej 1 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup moti me diell kryesisht me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Deri të hënën do të mbajë mot stabil dhe i thatë me erë të lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Të dielën dhe të hënën do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit në disa lugina, ndërsa të martën priten reshje lokale shiu dhe bore.