Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali pranon dozën e tretë të vaksinës

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka pranuar sot dozën e tretë vaksinës kundër koronavirusit.

Vaksinimi i tij u bë në kuadër të aksionit të përbashkët me studentët e fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe të Farmacisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kjo iniciativë të studentëve ka të bëj me promovimin e procesit të vaksinimit si masë për parandalimin e përhapjes së koroanvirusit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.