Meta: Shqiptarët në RMV faktor vendimtar dhe garancia më e mirë për të ardhmen euro-atlantike të shtetit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka filluar sot vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut.
Para se ti fillojë takimet me krerët shtetërorë, ai është mysafir sonte në ClickPlus në TV21, ku deklaroi se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë faktor vendimtar dhe garancia më e mirë për të ardhmen euro-atlantike të shtetit, transmeton TetovaSot.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, foli edhe për integrimin e RMV-së dhe Shqipërisë në BE, ku u shpreh se nuk do të dëshironte që Shqipëria që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejtë Bashkimin Evropian.
Presidenti i Shqipërisë tha se së shpejti do të vizitojë presidentin bullgar Rumen Radev dhe do të bisedojë për të parë se çfarë mund të bëhet për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar.
Presidenti Meta do të qëndrojë për vizitë 3 ditore në Shkup. Nesër do të takohet me kreun e shtetit Stevo Pendarovski si dhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.