Mariçiq, vizita e Petkov pritet tu jap dinamikë bisedimeve

Bojan Mariçiq i cili pritet të jetë zëvendës kryeministër i angazhuar për çështje evropiane pret që vizita e kryeministrit bullgar Petkov në Shkup, e paralajmërua për të martën, pritet tu japë një dinamikë bisedimeve mes dy vendeve. Mariçiq thotë se grupet e punës që pritet të formohen pritet të japin rezultate konkrete por pa u lidhur për afate.

“Mendoj se fakti që në dy anët e kufirit kemi qeveri të reja jep energji dhe mundësi të re për zgjidhje pozitive, në bazë të leksioneve të mësuara nga procesi i mëparshëm i bisedimeve ose nga procesi i deritanishëm. Ende nuk jemi në fazë të jemi dakorduar për diçka e as pala bullgare nuk është pajtuar. Ende jemi në fazë të bisedimeve shkëmbimit të argumenteve, pozitave, Vizita e kryeministrit Petkov të martën do të jetë një mundësi e mirë të vendoset një dinamikë e re në procesin e bisedimeve mes nesh dhe Bullgarisë. Dinamikë në të cilën do të fokusohemi më gjerësisht në çështje më të gjëra se ato historike. Dinamikë në të cilën do të formohen grupe konkrete të punës të cilat do të japin rezultate në sfera konkrete, pa u lidhur për afate por intensivisht të punojmë në përmirësimin e atmosferës mes qytetarëve dhe dy shteteve”, u shpreh Bojan Mariçiq.

Ndryshe Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov të martën më 18 janar do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup. Delegacioni bullgar përfshin ministren e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Nikollaj Sibev dhe nënkryetarin e Asamblesë kombëtare Kristian Vigenin.

Delegacioni bullgar do të pritet nga Dimitar Kovaçevski, nëse ky i fundit do të marr të dielen mandatin e kryeministrit nga ana e kuvendit.