Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shumica aktuale për çdo ditë dëshmojnë se nuk kanë kapacitet për të udhëhequr me institucionet shtetërore. Çdo prolongim i kësaj situate të paqendrueshme mund të ketë pasoja të mëdha si politike ashtu edhe për ekonominë e vendit.
Iniciativa për ndryshimin e ligjit për qeverinë, respektivisht heqjen e qeverisë teknike si një hap para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, është shumë e qëlluar dhe do të ketë përkrahjen e deputetëve të Lëvizjes BESA.
Ne riafirmojmë qendrimin tonë se shteti ka nevojë për institucione stabile, qendrueshmëri politike dhe hapa konkret për rimëkëmbje ekonomike. Për të siguruar këtë është më se e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, prandaj heqja e procedurave për qeveri teknike është një hap për përshpejtimin e daljes të vendit nga kriza që ka kapluar, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në afat sa më të shpejtë është zgjidhja e vetme që do sjellë ndryshim politik dhe një shumicë të re, stabile dhe me vizion të qartë për të ardhmen e vendit, gjë që kjo qeveri dhe shumica LSDM-BDI nuk ka kapacitet për të siguruar.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
- Dimitrievski thirrje Ahmetit: Eja këndo tek gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shihe gjendjen
- Shabani: Albanofobi Maksim Dimitrievski me qëllim nuk siguron projekt dhe leje ndërtimi për gjimnazin shqiptar në Kumanovë
- Kurti për takimet në Tiranë: I njoftova me hollësitë e marrëveshjes që tash duhet të zbatohet
- Nën shoqërinë e një gote vere, Rama i ofron mbështetje Kurtit për Asociacionin dhe Kishën Serbe
- Pesë deputetë lënë mandatin për të kandiduar për kryetarë bashkie, ja emrat e rinj që hyjnë në Parlament
- “Branitelli” pyet: Çfarë ardhmërie ka ky shtet me terroristë në qeveri?
- Kërcënimet me bomba, Spasovski: Së shpejti kallëzime për terrorizëm
- Rama: Kurti ka mbështetjen time të plotë
- Bujku 58-vjeçar vdes duke punuar