Kuvendi i Prishtinës do të mbajë sot mbledhjen e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit.
Mbledhja do të mbahet nga ora 10, njofton Klankosova.tv.
Pos zgjedhjes së kryesuesit, në pikat e rendit të ditës do të jenë edhe miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes inauguruese, themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa, si dhe caktimi i grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës për vitin 2022.