Kovaçevski publikon ministrat e ri! Jashtë Qeverisë mbeten Shekerinska, Dimitrov, Carovska dhe Stefoska – ka emra të ri!
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë ekzekutive dhe qendrore në LSDM.
Lideri dhe mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskit në paraqitje para mediave publikoi emrat e ministrave të ri, radhë të LSDM-së.
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Sllavica Gërgovska
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Bojan Mariçiq
Ministre e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski
Ministër i Bujqësisë – Ljupço Nikollovski
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jovana Trençevska
Ministër i Kulturës – Bisera Stojçevska
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Siç mund të shihet, jashtë Qeverisë së re do të mbeten ministrat aktual të Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.