Kovaçevski: Prioritet zgjidhja e krizës energjetike dhe përmirësimi i standardit të qytetarëve

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Dimigtart Kovaçevski pas dorëzimit në Kuvend të emrave të rinj të ministrave dhe programit qeveritar, tha se gjatë përzsgjedhjes së ministrave është udhëhequr nga kapacitetet e personave si dhe aktiviteteve të tyre që i kanë ndërmarr dhe të cilat janë treguar efikas me performancat e tyre.

Sipas tij të gjitha ministrat kanë pasur një ngarkesë të madhe në këto dy vite.

“Mendoj se mirë i kanë realizuar detyrat e tyre. Kemi ministra të cilët kanë vendosur të tërhieqn vet. Nuk jam i pakënaqur nga ministrat që ndryshojnë ministrit. Ata kanë realizuar detyrat dhe mendoj se në resorët tjerë do të arrijnë më shumë se sa në vendet ku kanë qenë”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjeve të gazetareve.

Ai tha se se prioritet i qeverisë së re do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike në vend, por pa mos lënë anësh edhe standardin jetësorë të qytetarëve.

“Dorëzova përbërjen e Qeverisë se re, qe përmban emrat e ministrave që prezantuam dje. Lidhur me përbërjen, resorët janë në pajtim me programin e Qeverisë. Prioritet kryesor dhe kyç do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike, më pas vjen standardi i qytetarëve dhe e treta përmbushja e obligimeve rreth infrastrukturës”, deklaroi Kovaçevski.