Kovaçevski: Ministrat nuk do t’i ndajë në tanët apo tuajin, por në të aftë dhe të paaftë

Mandatari për qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski në fjalimin para deputetëve tha se ministrat dhe qytetarët nuk do t’i ndaj në tanët apo tuajin për do t’i ndaj në të aftë dhe të paaftë.

 

Ministrat dhe qytetarët nuk do t’i ndaj në tanët dhe tuajin, por do t’i ndaj vetëm në të aftë dhe të paaftë, punëtorë dhe jopunëtorë, të ndershëm dhe të pandershëm Sfida kryesore në ekonomi mbetet përballja me efektet e pandemisë dhe krizës energjetike. Qeveria në fillim të mandatit do të bëjë një plan ndërhyrjeje për të mbështetur popullsinë dhe ekonominë për përballimin e pasojave të krizës energjetike”, tha Kovaçevski. /SHENJA/