Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës me kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, tha se ditët e para të punës i ka filluar me një nga çështjet e rëndësishme, ndërsa ajo është zhbllokimi i procesit tw eurointegrimeve.
“Unë edhe ai kemi një qëllim të njëjtë, të krijojmë kushte më të mira për qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Sot është 30 vjetori i njohjes së Bullgarisë. Sot po hapim një dritare të re të bashkëpunimit. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë shtete të afërta. Sot u dakorduam që Bullgaria e pranon shkurten Maqedonia e Veriut dhe për këtë do ta njoftojë OKB-në”, ka thënë Dimitar Kovaçevski, raporton SHENJA.
Ai tha se kjo paraqet hapi i parë dhe i cili mundëson një lidhje më të mirë ndërsa marrëveshja e ardhshme është për bashkëpunimin ndërkufitar.
Kovaçevski tha se për një javë do të mbahet konferencë e përbashkët e dy qeverive.