Kasami takon presidentin e Shqipërisë Ilir Meta

 

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami sot ka zhvilluar takim me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, transmeton TetovaSot. Në këtë takim Kasami dhe Meta kanë konfirmuar rolin e përbashkët në rrugën euroatlantike. Gjithashtu është biseduar edhe për politikën mes dy vendeve, si një mundësi e fortë bashkëpuimi për të thelluar marrëdhëniet.

“Takim vëllazëror me mikun tim, presidentin e Shqipërisë z.Ilir Meta. Edhe një herë konfirmuam rolin e përbashkët në rrugën euroatlantike. Po ashtu kornizë e bisedës sonë ishte edhe politika mes dy vendeve tona, si një mundësi e fortë bashkëpunimi për të thelluar marrëdhëniet tona.
E falenderoj presidentin Meta për gatishmërinë e treguar!” ka shkruar Kasami nëpërmjet profilit të tij në Facebook.