Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi i dënuar për rastin “Alfa”


Rexhail Qerimi i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” ka ndërruar jetë. Vdekja e Rexhail Qerimit është konfirmuar nga familjarët e tij si dhe nga shokët me të cilët e ka ndarë qelinë.
Sipas informacioneve jozyrtare ai ka pësuar goditje në tru, ndërsa jetën e ka humbur gjatë dërgimit në spital.
Pritet që trupi i pajetë i Rexhail Qerimit të kthehet në burgun e Idrizovës, dhe më pas tu dorëzohet familjarëve për varrim.