Hoxha: Agim Nuhiu deri vonë foton e Viberit e ka pasur me Spasovskin! Shikuesit e dërgojnë “selfien” në mesazh!

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa në ClickPlus në TV21 duke komentuar qasjen e BDI-së ndaj partive politike maqedonase, tha se ish zv/ministri i Punëve të Brendshme dhe i Drejtësisë, Agim Nuhiu deri vonë në Viber ka pasur të vendosur fotografi me ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, por që të njëjtën nuk mundi ta vërtetojë. I menjëhershëm ishte reagimi i shikuesve të cilët dërguan një “screenshot”, ku shihet se ish zv/ministri Nuhiu ka pasur të vendosur në Viber një “selfie” me Spasovskin.