Hapet dhomë me sensorë në Kumanovë! Mundësi më e mirë për nxënësit me nevoja të veçanta

Shkolla fillore “11 Tetori” në Kumanovë u pajis me një dhomë me sensorë. Nga sot 8 nxënës me aftësi të kufizuara do të mund të zhvillojnë mësimin me rekuizita dëgjimore, prekëse dhe vizuale.

Ky numër i nxënësve sipas defektologes së kësaj shkolle Bojana Petrushevska është më i lart se kaq, por prindërit nuk i paraqesin.

“Kjo dhomë sensor do të sjell shumë, ka shumë benefite për fëmijët ajo do të ndihmojë në zhvillimin dëgjimor, prekës dhe vizual zhvillimi i aftësive të shkëlqyera motorike, ndihmon në korrigjimin e sjelljeve të tyre që gjë që kontribuon në vëmendjen dhe përqendrimin më të madh në klasave”, tha Bojana Petrushevska – defektologë.

Petrueshevska shtoi se në nivel më të lartë shoqëror duhet të ngritet ndërgjegjësimi ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, ndërsa apelon që për të mirën e tyre, çdo shkollë të posedojë një dhomë të tillë e cila do të përmirësojë arsimin e nxënësve me nevoja të veçanta.

Blagica Dimitrovska nga Shoqata “Inkluziv” sqaroi se së bashku me Fondacionin “Hap pas Hapi” dhe “Handimak” realizuan projektin “Behu IN, behu INkluziv” që do të kontribuojnë dukshëm që çdo fëmijë të ketë qasje në arsim cilësor.

“Ky projekt ofron një sërë mundësish për përmirësimin e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, pra punon për përmirësimin e kushteve të shkollave për përfshirje të barabartë, por edhe përfshirje sociale dhe arsimore të fëmijëve me aftësi të kufizuara”, theksoi Blagica Dimitrovska – Shoqata “Inkluziv”.

Kryetarja e departamentit për planifikim, politikbërje dhe monitorim, Donka Petrovska tha se Komuna e Kumanovës mbështet dhe ndan buxhet për iniciativa të tilla të cilat mundësojnë zhvillim të barabartë të fëmijëve nëpër shkolla.

“Për vitin 2022 në buxhetin e Komunës së Kumanovës kemi ndarë mjete për tre shkolla fillore në të cilat do të investohen në përmirësimin e kushteve për fëmijët me aftësi të kufizuara në varësi të nevojave të tyre”, theksoi Donka Petrovska, kryetare e Departamentit për Planifikim.

Ndryshe projekti me bursa mujore mbështet 471 studentë, ku 44 bursistë janë nga Kumanova, ndërsa janë paraparë të hapen 8 dhoma sensorë për fëmijët me nevoja të veçanta.