Halili: Bullgaria në negociata do të fokusohet në ekonomi, jo në histori (VIDEO)

Bullgaria po vendos strategji të re në negociatat me Maqedoninë, që do të thotë se çështjet historike dhe të identitetit do të mbeten në plan të dytë, ndërsa fokusi kryesor do të vendoset në bashkëpunimin në ekonomi, arsim dhe informacione, thotë kryetari i Këshillit të ambasadorëve, Muhamed Halili për REL.

“E kam studiuar këtë problematikë dhe vlerësoj se do të shkojmë në një rrugë tjetër tani për shkak se rruga e parë siç duket nuk jepte rezultate. Edhe bullgarët tashmë u nisën në një drejti tjetër të rrugës, ndërsa kjo është se në rendin e dytë dhe të tretë po i vendosin çështjet historike, ndërsa çështjet për bashkëpunim në ekonomi, arsim, informacione dhe social, vijnë në rend të parë”, tha Halili.