Grubi: Qeveria përmes kompanisë TE-TO siguroi energji shtesë për banorët e RMV-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në një postim në Facebook ka dhënë lajmin se Qeveria ka siguruar energji elektrike shtesë, ja dhe postimi i plotë:

Si masë adekuate në përballjen me krizën globale energjetike, në seancën e sotme të 133-të të Qeverisë miratuam Vendimin për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike nga kompania vendore TE-TO SHA Shkup.

Me këtë vendim mundësohet:
👉kursimi i burimeve natyrore që SHA ESM përdor për prodhimin e energjisë elektrike dhe
👉furnizim i vazhdueshëm, cilësor dhe ekonomikisht i arsyeshëm me ngrohje qendrore për konsumatorët në qytetin e Shkupit.