Grubi nga Sofja: Jam i bindur për rezultate optimiste nga mbledhja e përbashkët e Qeverive

Sofje, 25 Janar – Pas përfundimit të seancës plenare të mbledhjeve të dy Qeverive në Sofje punimet vijuan në seanca të komisioneve përkatëse. Pas seancave të komisioneve, në prononcime ekskluzive për Indeks.mk japin sqarime mbi takimet.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se ka qenë një atmosferë pozitive dhe një mikpritje e ngrohtë nga pala bullgare.

“Atmosferë shumë pozitive dhe mikëpritje shumë e ngrohtë nga kolegët tanë bullgar dhe tashmë sapo e përfunduam seancën e parë të komisionit për Kulturë, arsim e shkencë, rini dhe sport dhe turizëm dhe jam jashtëzakonisht optimist për arritjen e shumë projekteve të përbashkëta të cilët do të realizojmë në muajt para nesh, nënshkrimin e shumë memorandumeve bashkëpunuese midis dy paleve dhe vlesëroj që kjo seancë e komisionit por edhe e seanca plenare që do të pason do të jetë e suksesshme dhe jam i bindur për rezultate shumë optimiste nga gjithë kjo vizitë e jona në Sofje”, theksoi kështu Grubi.