Shkup, 7 Janar – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi uron të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.
Në mesazhin drejtuar besimtarëve të besimit ortodoks, Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron festë të mbarë për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre.
“Të gjithë besimtarëve ortodoks ua uroj Krishtëlindjet me dëshirat më të sinqerta për festë të mbarë në gjirin familjar të përcjellur me shëndet e fat.
Shpresa e Krishtlindjes dhe besimi në Zot bashkë me harmoninë familjare që mbisundon sot të vazhdon të reflektojë në përditshmërinë tonë.
Për shumë vjet festa, festofshi bashkë në begati shoqërore e bashkëjetesë shembullore gjithmonë.