Petrit Saraçini:
Gjyqësia në Maqedoni është siç thotë populli – për dikë nënë, për dikë njerkë.
Kriminelët e pasur çdoherë prej kësaj gjyqësie kanë gëzuar trajtim të privilegjuar, ndërsa të varfërit e të pafuqishmit trajtim tjetër – të diskriminimit dhe shtypjes.
E të mos flasim për trajtimin ndaj komuniteteve jo-shumicë, që përbëjnë shumicën e të burgosurve dhe të dënuarve nëpër burgjet maqedonase.
Deri sa nuk ka barabarësi në gjyqësi, asnjëherë nuk mund të ketë barabarësi në shoqëri! ![☝](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t40/1/16/261d.png)
![☝](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t40/1/16/261d.png)