Gjobiten 207 shoferë në Shkup

Ministria e Brendshme dje (27.01.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 masa, nga të cilat 104 sanksione për mos përparësi ndaj këmbësorëve, gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 10 masa për drejtim automjeteve pa patentë shofer, dhe 17 sanksione për defekt teknik të automjeteve.

Janë shqiptuar dy masa për shofer fillestar, tetë sanksione për shoferët që kanë përdorur celularin gjatë vozitjes, pesë masa për kalim në semafor të kuq, dhe 14 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se policia edhe në ditët në vijim do të vazhdojë me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.