Ministria e Punëve të BRendshme nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në territorin e SPB Tetovë zbatoi aksion të përfocuar për dënimin e shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë aksionit janë gjobitur 136 shoferë.

“Prej tyre 93 janë në Tetovë dhe 43 në GOstivar. Nga këto 136 shoferë, 50 kanë vozitur 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 10 të tjerë me 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.