Foshnja e parë e 2022 është djalë, në mëngjes u lind edhe një foshnje në Qendrën Kovid

Ky është Mihaili, foshnja e parë që lindi në Shkup edhe atë në minutën e parë të Vitit të Ri 2022. (6295) Vetëm një minutë më pas lindi një vajzë, të cilën e emëruan Teodora. Atë e veshën me rroba të kuqe Babadimri. E sapo hynë në dhomë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe stafi mjekësor për t’i vizituar, Teodora nisi të qaj.

Për ta qetësuar Filipçe e mori në krahë.
Ministri i uroi shëndet dhe suksese fëmijëve dhe informoi për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Foshnja e parë e lindur këtë vit është djalë, foshnja e katër në familjen e Stoshiq, e Suzanës dhe Goranit. I uroj që të rritet i shëndetshëm, të ketë suksese, peshon 3 kilogramë e 70 gramë dhe është 50 centimetra. Ka lindur në minutën e parë pas mesnate, ndërsa në minutën e dytë ka lindur një tjetër foshnjë. E para është me lindje spontane dhe e dyta me prerje cezariane dhe është një foshnjë femër, 3 kilogramë e 50 gramë. Ajo është gjithashtu 50 centimetra e gjatë dhe është fëmija i parë i nënës Simona Petrovska”, tha Filipçe.

Në orën 5 të mëngjesit ka lindur edhe një lehonë, pozitive me Covid–19 dhe e shtrirë në Qendrën Kovid. Edhe nëna edhe foshnja janë mirë, bëjnë të ditur nga Klinika e Gjinekologjisë.

“Si duket ky vit do të jetë i shkëlqyeshëm, të gjithë fëmijët e lindur pas mesnate janë mirë, përfshirë këtu edhe foshnjën që lindi në mëngjes, në kovid-qendër, poashtu edhe nëna është mirë, ka pasur lindje spontane dhe shumë shpejtë do të lirohet për në shtëpi”, deklaroi Viktoria Jovanovska – drejtoreshë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Përndryshe lehona pozitive është pacientja e vetme e shtrirë në Qendrën-covid të gjinekologjisë njoftoi drejtoresha e Klinikës, Viktorija Jovanovska. Foshnjat e para i vizitoi edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.