Filloi seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Tashmë është konfirmuar edhe rendi i ditës me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhja e përbërjes dhe programit qeverisës.

Sipas propozimit, për kryeministër pritet të zgjidhet Dimitar Kovaçevski, ndërkaq për ministra janë propozuar:

Sllavjanka Petrovska – ministre e MbrojtjesOliver Spasovski – ministër i Punëve të BrendshmeNikolla Tupançevski – ministër i DrejtësisëArtan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteveBujar Osmani – ministër i Punëve të JashtmeFatmir Besimi – ministër i FinancaveKreshnik Bekteshi – ministër i EkonomisëLupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së UjraveBekim Sali – ministër i ShëndetësisëJeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe ShkencësJovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës SocialeGoran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes LokaleBisera Kostadinova Stojçevska – ministre e KulturësAdmirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe AdministratëBllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe LidhjeNaser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim HapësinorBojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropianeSllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionitFatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomikeXhemail Çupi – ministër pa resor.