Është konfirmuar rasti i parë i Murtajës afrikane të derrit në Maqedoni

Në bazë të rezultateve të marraa laboratorike nga Instituti për mjekësi veterinare nga 06.01.2022, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) e konfirmoi rastin e parë të pranisë së sëmundjes Murtaja afrikane të derrit në dy vende kultivuese në fshatin e Dellçevës, ku kanë ngordhur 14 derra. Siç informojnë nga AUV, drejtori Nikollçe Babovski solli vendim me të cilin urdhërohet ndërmarrja e masave kontrolluese dhe mbrojtëse për asgjësim të sëmundjes, ndërsa për paraqitjen e sëmundjes zyrtarisht i njoftoi edhe Organizatën botërore për mbrojtje shëndetësore të kafshëve dhe Komisionin evropian.Në këtë zonë janë urdhëruar masa për ndjekje të gjendjes dhe për zbatim të masave të prëforcuara të bio-sigurisë së fermave, ndërsa do të përforcohen edhe kontrollet.