Emigrantë nga Siria dhe Somalia janë gjetur në një automjet në rrugën Negotinë-Veles

Mbrëmë në ora 22:00, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë së Negotinës në rrugën rajonale Negotinë-Veles, në afërsi të fshatit Nogaevci, në automjetin “BMW” me targa të Shkupit, kanë gjetur tetë emigrantë, pesë nga Siria dhe tre nga Somalia.

Me personat është zhvilluar bisedë zyrtare.

Më pas janë akomoduar në Qendrën Pranuese-Tranzite “Vinojug” Gjevgjeli.

Po punohet për zbardhjen e rastit.