Elezi: Gëzuar për gjithë personelin e spitalit, për ju miq dhe dashamir, qoftë ky viti i sukseseve tona të perbashkëta

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi, ka uruar vitin e ri.

Elezi ka njoftuar se në ndërrimin e motmoteve kanë lindur pesë fëmijë në spitalin Klinik të Tetovës, transmeton TetovaSot.

“Urojmë të jetë vit i frytshëm 2022!
Ashtu siç filloi mbremë në ndërrimin e motmoteve, me lindjen e një vogëlushje dhe më pas edhe 4 lindje tjera në Spitalin Klinik të Tetovës.
Gëzuar për gjithë personelin e spitalit, për ju miq dhe dashamir, qoftë ky viti i sukseseve tona të perbashkëta!” ka njoftuar Elezi.