“El Hilal” i dhuron bibliotekës së Gjimnazit ” 7 Marsi” librat “Fjalor të ilustruar – Oxford” dhe “Enciklopedi me ilustrime – Faktopedi”

Kryetari i Shoqatës”El Hilal”Bexhahudin Shehapi së bashku me kryetarin e Degës Ardit Kamberi kanë vizituar Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë informon Tetovasot.Ata janë takuar me drejtoreshën e këtij institucioni të mesëm në Tetovë Miqerem Rizai Memedi.Me këtë rast kreu i Shoqatës El Hilal i ka dhuruar disa libra bibliotekës së shkollës duke pasuruar Fondin e saj .

Drejtoresha e gjimnazit tha se ka patur nderin dhe kënaqësinë të mirëpres prof. Behixhudin Shehapi i cili përmes dhurimit të këtyre librave ka treguar përkushtimin e tij për ta pasuruar koleksionin e bibliotekës.

Bibliotekës i janë dhuruar 15 tituj “Fjalor të ilustruar – Oxford” dhe pesë të tjerë “Enciklopedi me ilustrime – Faktopedi”. Tetovasot