Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela dhe një pjesë e kabinetit të tij kanë takuar drejtorin e Agjencisë së Investimeve të Huaja, Bekim Emini dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim u diskutua për shkallën e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhës Shqipe në këtë institucion dhe mënyrat më efikase të zbatimit të tij.
Me këtë rast, drejtori Emini kërkoi sqarime shtesë dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjit në Agjencinë e Investimeve të Huaja, ndërkaq drejtori Sela ofroi mbështetje të plotë të AZGj-së në përkthimin e akteve, të shkresave dhe të formularëve me kapacitetet që zotëron.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që ky takim të jetë nismë e mbarë drejt hapave konkretë në zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion.