“Djokovic”, “Gruevski” dhe “Kastriot Rexhepi” – pjesë e karnavaleve të Vevçanit

Të gjitha ngjarjet kryesore shoqërore në Maqedoni dhe botë, sot ishin pjesë e karnavaleve të Vevçanit.

Novak Djokoviq, deputeti Kastriot Rexhepi, Nikolla Gruevski, Stojançe Angelov, ISIS, zjarrfikës, të gjithë shëtitën nëpër rrugët e Vevçanit në fillimin e karnavalit të sivjetmë tradicional.

Pjesëmarrësit gjithashtu kishin mundësi të vaksinohen me vaksina të supozuara. Por, kishte edhe maska ​​tradicionale.

Të pranishëm këtë vit ishin mysafirë vendas dhe ambasadorë. Karnavali në Vevçan mbahet çdo vit, në prag të Vitit të Ri Ortodoks, i cili kremtohet sonte. Supozohet se është i vjetër sa vetë fshati gjegjësisht më shumë se 1400 vjet. Përfundon nesër me djegien tradicionale të maskave në mes të Vevçanit.