Disa pjesë të Kisella Vodës, Qendrës, Butelit, Sopishtes dhe Zelenikovës nesër pa rrymë

Prej orës 8:30 deri në orën 13:00 nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në rrugën “Kiro Kërstevski” në Komunën e Kisella Vodës.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 11:00 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga rrugët “Rade Jovçevski-Korçagin”, “Ohri”, “Prespa”, “Petriç” dhe “Gjuro Gjonoviq” në Komunën Qendër. Në periudhën e njejtë pa rrymë do të jenë edhe konsumatorët nga objektet afariste dhe joafariste në një pjesë të rrugës “Novoproekt” në Zonën industriale – Vizbeg, Komuna e Butelit.

Pa rrymë nesër prej orës 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë konsumatorët nga fshati Smesnicë, Komuna e Zelenikovës, ndërsa prej orës 13:00 deri në orën 15:00 një pjesë e banorëve të fshatit Çiflik, Komuna Sopishte.

Siç kumtoi QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin distributiv elektrik.