Humbja e pacientëve është një dhimbje e madhe për të gjithë stafin e spitalit, veçanërisht për të rinjtë, siç ishte rasti i dy jetëve ku një grua shtatzënë vdiq nga coronavirusi, thotë për “TV24” mjeku Ilir Demiri, specialist i sëmundjeve infektive.

Demiri tha se ka pasur raste ku janë infektuar në familje dy motra, nipër, dy vllezër, humbja është e madhe jo vetëm ke ne por në përgjithësi në botë

“Rritja e vdekshmërisë është për shkak të mungesës së një ilaçi specifik. Një tjetër varet nga shumë aspekte niveli shëndetësor, respektimi i masave të vaksinimit….Në rrezik janë shumë faktorë, suksesi dhe dështimi në parandalimin e vdekshmërisë nuk janë koncepte të një personi, por nga familja, mjekët e familjes”, thotë Demiri.