-ads3-

Fëmija afgan fotoja e të cilin bëri xhiron e mediave në nëntor pasi iu dorëzua trupave amerikane mbi një mur në aeroportin e Kabulit në mes të evakuimit kaotik, është ribashkuar me familjen e tij.

Sohail Ahmadi, i cili ishte dy muajsh kur u zhduk më 19 gusht, u ribashkua me të afërmit e tij në Kabul, raporton Reuters.

Babai i foshnjës, ish-roja i ambasadës amerikane, Mirza Ali Ahmadi, gruaja e tij Suraya dhe katër fëmijët e tjerë të çiftit hynë në aeroportin e Kabulit menjëherë pas dorëzimit, ndërsa mijëra njerëz po largoheshin nga Afganistani pasi vendi ra në duart e talebanëve. Pasi e dorëzuan të shqetësuar për mirëqenien e tij, familjarët nuk mundën ta gjenin më Sohail.

Pasi Reuters publikoi një artikull në nëntor për Ahmadin, foshnja u gjet me Hamid Safi, një shofer taksie 29-vjeçar që jeton në Kabul, i cili e kishte gjetur foshnjën në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur vetë. Safi fillimisht nuk pranoi të dorëzonte fëmijën.

“Unë po e mbaj këtë fëmijë. Nëse familja e tij gjendet, unë do t’ua jap atyre… Nëse jo, unë do ta rris atë vetë,” -i tha ai Reuters në nëntor.

Por të shtunën, pas javësh negociatash dhe ndihme nga Kryqi i Kuq – dhe një arrestimi nga talebanët për rrëmbim – Safi më në fund u zbut, duke ia dhënë fëmijën gjyshit të tij dhe të afërmve të tjerë në Kabul, sipas Reuters.

Pjesa tjetër e familjes së Sohail tani jetojnë në Michigan dhe shpresojnë që së shpejti ai të bashkohet me ta në SHBA.