Buzhala: “ Mirë jau kemi ngulë shqiptarëve të Maqedonisë, le t’i hapin sytë te kufini”


Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ku pa tre vaksina nuk mund t’a kalojnë kufirin shtetasit e huaj që dëshirojnë të hynë në Kosovë ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala.
Ai tallet me vendimet e qeverisë duke theksuar se mirë ua ke bërë shqiptarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, tash le ti hapin sytë.

“ Mire jau kemi ngule shqiptareve te Maqedonise, te Shqiperise dhe te Lugines me qet vendimin e fundit mos me i lane me ardhe ne Kosove pa tri doza te vaksines. Le t’i hapin syte te kufini .” ka shkruar Buzhala

Ndryshe pas vendimit të qeverisë së Kosovës, kanë reaguar edhe shumë analsit dhe qeveritarë të Maqedonisë së Veriut./TS/