Bilall Kasami: Kemi plan për realizimin e vendparkingjeve

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka mbajtur sot një konferencë për shtyp duke folur për shumë çështje të ndryshme informon Tetovasot
Kasani tha se ashtu siç e dini Tetova një kohë të gjatë ndjen mungesën e parkingjeve, kaosi urbanistik dhe mungesa e parkingjeve e kanë shoqëruar Tetovën ndër vite duke krijuar kolona dhe pritje të gjata. “Që nga koha që jemi në krye të këtij institucioni kemi analizuar të gjitha mundësitë për të bërë më të mirën për qytetin tonë, për të ofruar zgjidhjen më të mirë për qytetarët tanë”u shpreh Kadami . Sot, jemi para jush me plan për realizimin e vendparkingjeve.
Plani për vitin 2022 është paraparë për zgjerimin e parkingjeve zonale, dhe shtimin e vendparkingjeve në territorin e qytetit të Tetovës, plani ynë parasheh 5 faza edhe atë si vijon;
Faza 1: Janar-Mars
Në këtë fazë të periudhës së tremujorit të I-rë të vitit 2022, do të realizohen vendparkingjet që kanë nevojë vetëm Projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Min. së Punëve të Brendëshme – Tetovë, në këtë fazë do të kemi 195 parkingje shtesë zonale, ndërsa të mbyllura 230, pra gjithsej në fazën e tre mujorit të parë do të kemi parkingje shtesë prej 425 vende parkimi.
Faza 2: Prill-Qershor
Në këtë fazë, përfshihen parkingjet e reja të mbyllura ku do të kemi 415 vendparkime të reja dhe gjithashtu do të pregatiten matje gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Min. së Punëve të Brendëshme – Tetovë.
Faza 3: Korrik-Shtator
Kjo fazë përfshinë dy bulevargje, ate të Bllagoja Toskës me 150 vendparkime si dhe një pjesë të bulevardit të Ilindenit me 80 vendparkime, dmth gjithsejt kjo fazë përfshinë 230 vendparkime.
Në këtë fazë do ketë edhe intervenime për zgjerim të profilit të rrugës dhe gjithashtu do të pregatiten matje gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Min. së Punëve të Brendëshme – Tetovë.
Faza 4: Tetor-Dhjetor
Edhe kjo fazë përfshinë parkingjet kryesisht të mbyllura ashtu si në fazën e dytë, me gjithsejt 130 vendparkime të reja. Gjithashtu do të përgaditen matjet gjeodezike, projekt infrastrukturor, marrje e lejes së ndërtimit, dhënia e propozimit në këshill për prishjen e objekteve të përkohshme të garazheve, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Min. së Punëve të Brendëshme – Tetovë.
Faza 5: Janar-Dhjetor
Kjo fazë përfshinë parkingjet në kate duke përfshirë lokacionet: dy parkingje përball tregut të gjelbërt njëri me 350 VP dhe tjetri me 280 VP, një te lokacioni afër Gjyqit si dhe parkinku në Kodrën e Diellit me gjithsej 924 VP . tre për të cilën ekipi punues tanimë vetëm se ka filluar me analizat dhe projketimin e planit, do të rregullohen çështjet pronësore juridike me sipërfaqet katastrale të parkingjeve, shqyrtimi i planeve detale urbanistike, përgatiten matje gjeodezike, projekt ndërtimi, marrje e lejes së ndërtimit, projekt komunikacioni dhe pëlqim nga ana e Min. së Punëve të Brendëshme – Tetovë.
Momentalisht ndërmarja e Tetovës posedon 420 parkime zonale dhe 220 parkimgje të mbyllura, ndërsa ky është plani për parkingjet zonale dhe parkingje të reja të planifikuara.
Në total vend parkimet do jenë zonale 425, të mbyllura 775,dhe në kate 1890, ndërsa gjithsej do kemi shtesë 3.090 VP.

Parkingje – Zonale Të mbyllura Garazhe në Kate
Aktuale 420 220 0
Të planifikuara 410 790 1.890
Gjithsej 830 1.010 1.890
Total 3.730 VP