Bekteshi: Janë siguruar sasi shtesë të energjisë së rrymës dhe ngrohjes nga SHA TE-TO Shkup!

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka njoftuar se janë siguruar sasi shtesë të energjisë së rrymës dhe ngrohjes nga SHA TE-TO Shkup, transmeton TetovaSot.

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin me të cilin propozohet masë nga AD TE-TO Shkupi do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 05:00 deri në 01:00 me kapacitet të plotë, dhe njëkohësisht AD TE-TO do të vazhdojë t’i realizojë obligimet e veta në përputhje me marrëveshjet e lidhura për blerje dhe shitje të energjisë me konsumatorët në tregun e hapur të energjisë elektrike.

“Janë siguruar sasi shtesë të energjisë së rrymës dhe ngrohjes nga SHA TE-TO Shkup!

Qeveria në seancën e sotme me propozim të Komisionit Drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave pas raportit të dorëzuar në Komisionin për monitorimin e gjendjes me furnizimin me energji elektrike ka miratuar vendimin me të cilin propozohet masë nga AD TE-TO Shkupi do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 05:00 deri në 01:00 me kapacitet të plotë, dhe njëkohësisht AD TE-TO do të vazhdojë t’i realizojë obligimet e veta në përputhje me marrëveshjet e lidhura për blerje dhe shitje të energjisë me konsumatorët në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Me marrjen e energjisë elektrike në mënyrë plotësuese do të sigurohet prodhim i energjisë së ngrohjes për distributorin e rregullt të energjisë së ngrohjes, me çka do të mundësohet furnizimi i vazhdueshëm, cilësor dhe ekonomikisht i arsyeshëm me energji të ngrohjes për konsumatorët në qytetin e Shkupit dhe në të njëjtën kohë në rast të krizës në furnizimin me energji elektrike, do të mundësohet kursimi i burimeve natyrore që SHA ESM i përdor për prodhimin e energjisë elektrike” ka njoftuar Bekteshi përmes profilit të tij në Facebook./TS