BEG ka detyrim ligjor për të ofruar ngrohje qendrore, nëse nuk e bën, atëherë sipas Ligjit për Energjetikë mund të përballet me heqjen e liçencës.

Qeveria është duke ndjekur situatën me ngrohjen qëndrore dhe tashmë janë duke u shqyrtuar disa opsione me institucionet kompetente dhe të gjithë ata që merren me furnizimin, shpërndarjen dhe prodhimin e ngrohjes për të gjetur zgjidhje të caktuara.

I bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit dhe komunave në kuadër të qytetit të Shkupit që të përfshijnë në buxhetet e tyre masa për mbështetje të qytetarëve që janë shfrytëzues të ngrohjes qëndrore.

Kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Top Tema në Televizionin Telma.
“Jo vetëm që duhet të gjejnë një mënyrë për të furnizuar, por BEG e ka edhe obligim ta bëjë këtë në përputhje me Ligjin për Energjetikë. Të liçencuarit nuk mund ta ndërprejnë së përmbushuri detyrimin e tyre për të ofruar një shërbim publik. “Nëse ndërpresin furnizimin me ngrohje pa e njoftuar më parë Komisionin Rregullativ të Energjisë që kanë problem, KRE-ja ka të drejtë t’ua heq liçencën”, tha ministri Bekteshi, duke theksuar se sipas Ligjit për Energjetikë, BEG është e obliguar që të sigurojë sasi për furnizim me karburant alternativ në një periudhë 15 ditore.

Ai shtoi se BEG nuk ka probleme me sasitë e gazit natyror, sipas informacioneve të dhëna, problemi është me çmimin e gazit dhe likuiditetin e kompanisë.

Në Ligjin për Energjetikë theksohet se për shkak të furnizimit të sigurtë, të pandërprerë dhe cilësor me ngrohje të konsumatorëve në zonat e tyre, njësitë e vetëqeverisjes lokale ofrojnë kushte për kryerjen e këtyre aktiviteteve energjetike: prodhimin e energjisë së nxehtësisë, shpërndarjen e nxehtësisë dhe furnizimin me energji të nxehtësisë. ”, tha ministri Bekteshi.

Ministri Bekteshi i ka bërë thirrje qytetit të Shkupit dhe komunave që e kanë obligim ligjor që t’i ndihmojnë qytetarët për rritjen çmimin të ngrohjes.

“Ne i kemi bërë thirrje qytetit të Shkupit dhe komunave që në kuadër të buxhetit të tyre të përfshihen duke krijuar masa për plotësimin e nevojave të qytetarëve, në mënyrë që të zbutet presioni me likuiditetin e kompanive që furnizojnë ngrohjen në qytet. Pushteti qëndrorë do të ndihmojë qytetin e Shkupit dhe komunat që të transferojnë mjete tek pushteti lokal për të siguruar gaz natyror për ngrohjen e institucioneve publike”, tha Bekteshi dhe pyeti pse kryetarja e qytetit të Shkupit Arsovska dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk kanë paraparë asnjë qindarkë në buxhetin për krizën e energjisë për vitin 2022.

Në fund, Bekteshi theksoi se Qeveria i ka ofruar BEG-ut përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut një kredi me kushte të favorshme, e cila në mënyrë indirekte do t’i ndihmojë kompanisë.

“Të jepen subvencione për kompanitë private, veçanërisht kompanive private që kanë obligim të furnizojnë konsumatorët me ngrohje dhe të kryejnë shërbimin publik, duhet të jemi shumëtë kujdesshëm, sepseato janë para të të gjithë qytetarëve”, tha ministri dhe theksoi se nëse nuk i përmbushë obligimet e sa,j atëherë Qeveria do të marrë një vendim të vështirë dhe jopopullor me qëllim për të siguruar ngrohje qytetarëve.