Bëhet inaugurimi i rrugës nr.1 Saraj (rruga për tek Qendra Rekrative Saraj)

Në prezencë të ministrit të Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi dhe zv. Ministrit për Transport dhe Lidhje z. Bekim Rexhepi, sot bëm inaugurimin e rrugës nr.1 Saraj (rruga për tek Qendra Rekrative Saraj).

Rruga është ndërtuar me gjitha standardet e duhura në gjatësi prej 550 m dhe gjërësi prej 6m. Në njërën anë është ndërtuar korsi e posaçme për biçikleta e gjërë 1.40 m dhe nga ana tjetër trotuar për lëvizje të këmbësorëve në gjërësi prej 1.40 deri 3 m.

Është instaluar edhe rrjeti i ri i ndriçimit publik me shtylla të reja dhe poçe elektrike të tipit Led, si dhe të gjitha kabllot janë vendosur në infrastrukturë nën tokësore.
Gjithashtu është instaluar edhe rrjeti i kanalizimit fekal prej 550m, dhe kanalizim atmosferik prej 550m.

Vlera e përgjithshme e projektit është 23.000.000 denarë, ku 13.000.000 denarë janë finansuar nga programa e TAV Maqedoni, ndërsa pjesa tjetër prej 10.000.000 denarë është mbuluar nga Komuna e Sarajit.