-ads3-

Kompania “Balkan Energy Group” (BEG) nëpërmjet një komunikate i ka kërkuar shtetit që të marrë përsipër menaxhimin e kompanisë deri në përfundimin e krizës energjetike.

Sipas BEG-ut, pavarësisht rritjes së tejskajshme të çmimit të gazit natyror, ata si kompani nuk ia kanë faturuar konsumatorëve shtrenjtimin e gazit. Por, sipas tyre, gjendja po bëhet shumë serioze dhe me faturimin që u bëhet aktualisht konsumatorëve, nuk arrijnë të mbulojnë dot shpenzimet për blerjen e gazit, ku vetëm në muajin janar kanë harxhuar mbi 9 milion euro dhe për momenti iu mungon likuideti i domosdoshëm për vazhdimin e blerjes së gazit.

Nga kompania thonë se shteti nuk u ka lejuar të shtrenjtojnë shërbimet, aq sa ata kishin kërkuar, dhe me mjetet që kanë aktualisht nuk mund ta përballojnë dot mbulimin e ngrohjes deri në fund të këtij sezoni. Për këtë qëllim i kanë kërkuar qeverisë që duke filluar nga dita e nesërme (14.01.2022), shteti të marrë përsipër menaxhimin e kompanisë deri në fund të krizës energjetike.