Pjestarëte Policisë të SPB Tetovë sot pasdite (21 janar) nga ora 16:15 deri në ora 18:50, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpitë e personit N.A. (24) dhe i afërmi i tij R.L. (27) në Poroj të Tetovës. Përveç kësaj, në shtëpinë e R.L. janë gjetur tre armë zjarri: 2 pushkë gjuetie, njëra prej të cilave prodhim amerikan dhe një “Heckler”, mbi 170 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një jelek, një këllëf, një rrip dhe 13 pako me material pluhur të bardhë. Personi R.L. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Publik, R.J. gjatë ditës së nesërme me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ndryshe, gjatë bastisjes, familjari i personit R.L. ka sulmuar fizikisht një polic të SPB-së Tetovë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VDEKJA E 6-VJEÇARES NË MANASTIR | Familjarët dyshojnë për gabim mjekësor
- Pamje emocionuese: Babë e bir pajtohen në Natën e Ramazanit (VIDEO)
- Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në protestë, kërkojnë rritje të pagave
- Do të shtrenjtohet pajisja me pasaportë, letërnjoftim dhe patentë shoferi
- Sejdiu deklarohet për Marrëveshjen e Ohrit, shpreson që Serbia do përfundojë lojërat e saj
- Tetovë – Gostivar, 37 sanksione për shoferët
- Të ikësh nga ‘parajsa’ Severna Makedonija!
- Xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla, zhegrasit u falën gabimisht me dekada (VIDEO)
- Bytyqi: Me projektet e infrastrukturës nga programi TAV përmirësojmë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve tanë
- Në ditën e fundit janë prodhuar 13.795 MWh energji elektrike