Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të katër ka emëruar bashkëkryesues dhe anëtarë të grupeve të punës ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që si përfundim doli nga takimet në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Bullgarisë në Shkup, transmeton TV21.

  • Grupi ndërqeveritar për ekonomi – bashkëkryesues emërohet zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ndërkaq anëtarë: Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë. Në këtë grup anëtarë do të ketë edhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim, Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Agjencia për Promovim të Turizmit dhe Ministria për Ekonomi në pjesën e energjetikës.
  • Grupi ndërqeveritar për infrastrukturë, transport dhe lidhje – bashkëkryesues emërohet ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj BoçvarskiGoran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, kurse për anëtarë do të emërohen përfaqësues të Kabinetit të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Ministrisë së Ekonomisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
  • Grupi ndërqeveritar për integrim evropian dhe politika të gjelbra – bashkëkryesues emërohet zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Bojan Mariçiq, Sllavica Gërkovska – zëvendëskryeministre e angazhuar për politika për qeverisje të mirë dhe Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, ndërkaq për anëtarë do të emërohet përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.
  • Grupi ndërqeveritar për kulturë, arsim dhe shkencë – bashkëkryesues emërohet zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi,Bisera Kostadinovska – Stojçevska – ministre e Kulturës, Jeton Shaqiri – ministër për Arsim dhe Shkencës, ndërkaq për anëtarë do të emërohen përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit dhe nga Agjencia për Rini dhe Sport.