-ads3-

Aleanca per Shqiptaret permes nje reagimi me shkrim ka nenvizuar se 4 muaj pas tragjedise ne Tetove akoma askush nuk ka marre pergjegjesi per 14 qytetaret qe u dogjen te gjalle ne spitalin modular te ketij qyteti.

“Katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë.
Regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët e viktimave duke deponuar dhe pastaj refuzuar dorëheqjet. Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri dhe zëvendës ministri i shëndetësisë, nuk u shkarkuan kur u dogjën të gjallë 14 qytetarë të Tetovës, por kur duhej të bëhen pazaret politike për të mbijetuar regjimi. Kjo vetëm se konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi, se pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”, thuhet ne reagimin e ASH-së.