Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, në konferencën e sotme për mediet vuri në dukje se 82 ditët që kaluan ishin një periudhë e mjaftueshme për të treguar dhe vërtetuar se me një qasje të sinqertë dhe punë këmbëngulëse, administrata në shërbim të qytetarëve do të mundësojë kthimin e besimit, me realizimin e projekteve për një qytet më të bukur, qytet në të cilin do të jenë të dukshme ndryshimet pozitive për të mirën e të gjithë qytetarëve.
„Krahas sulmeve ndaj meje në periudhën e kaluar nga persona që shpenzuan miliona nga mjetet e qytetarëve, për tekat e tyre personale për festime nëpër kafene, dhe që nuk realizuan as 5% të asaj që premtuan 4 vite, unë mund të konfirmoj para shkupjanëve se ditë të tilla janë tashmë e shkuar. Nuk do të ketë më shpenzime të parave të qytetarëve për qëllime personale, qyteti drejtohet me nikoqirllëk, ndërsa projektet që realizojmë dhe do t’i realizojmë në periudhën që vjen do të jenë dëshmi për këtë.
Arsovska shtoi se e gjitha kjo është dëshmi se mund të punohet dhe realizohet ajo që është premtuar, për dallim nga udhëheqja e mëparshme e cila për 4 vjet realizoi vetëm 5% të programit të saj. Ajo shtoi se së bashku dhe me mbështetjen e qytetarëve, Shkupi do të drejtohet me përgjegjësi, me transparencë, në shërbim të të gjithë qytetarëve.
„Paratë e qytetarëve nuk do të shpenzohen për festime e kafene, për luks nga individë, nuk do të keqpërdoren privilegjet, për shkak të të cilave Qyteti është lënë në borxhe shumëmilionëshe”, potencoi Arsovska.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë (VIDEO)
- VLEN-i shkon në 14 deputetë, Fronti Evropian bie në 18
- Zelensky: Edi Rama mik i madh i Ukrainës
- Deputeti i 8 i VLEN-it në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, Mexhiti: E konfirmon legjitimitetin tonë tek shqiptarët
- Altin Dumani: Kemi sekuestruar 41 milionë euro pasuri
- CIVIL: Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh
- Franca paralajmëron Kosovën pas aksionit në veri: Veprimet e reja të njëanshme kontribuojnë në rritje të tensioneve
- Mbyllet vendvotimi në Llërcë, 560 qytetar votuan sot (VIDEO)
- Llërca voton/ Mbi 50% dalja, pritet VLEN të shtoj një deputet në zonën 6?! (VIDEO)
- Pasagjeri afgan pret damarët në fluturim, avioni bën ulje të detyruar në Rinas