Arrestohet për sulm fizik një person nga Gostivari

Dje në ora 16:20 në rrugën “Boge Veljanovski” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 52-vjeçarin S.A. nga Gostivari, i cili paraprakisht rreth orës 15:30 në një market në rrugën “Pitarnica” në Gostivar kishte sulmuar fizikisht 26-vjeçarin A.T. nga Gostivari.
Ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj S.A. do të vijojë një parashtresa adekuate.Ts